Vendosni fjalën kyçe....

“Me zë e figurë. Si mashtroi Rama për rritjen e pagave” – Vokshi publikon videot


ccc

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Vokshi publikoi me zë dhe figurë premtimet e Ramës për rritjen e pagave, që sipas PD-së nuk janë rritur asnjë lek vitin e shkuar.

“Vitin e shuar pagat nuk u rritën asnjë qindarkë. Njerëzit për Edi Ramën janë subjekt elektoral dhe ose duhen blerë, ose duhen mashtruar.” – tha Vokshi.

Më tej Vokshi publikoi një tjetër video me zë dhe figurë të Ramës që premtonte rritjen e pagave të mësuesve, punonjësve të shëndetësisë dhe ushtarakëve duke nisur nga 1 prilli, gjë që nuk ka ndodhur.

“Disa muaj më parë, Rama u premtoi mësuesve, punonjësve në shëndetësi dhe ushtarakëve se pagat e tyre do të rriteshin duke nisur që nga 1 prilli i këtij viti. Sot jemi me 4 prill dhe në telefonin tim kam me qindra mesazhe të mësuesve e mjekëvse që shprehin revoltën e tyre për mosrritjen e pagave.” – shtoi Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *