Vendosni fjalën kyçe....

Meta surprizë për ditëlindje, aktores Margarita Xhepa që është shtruar në spital


Presidenti Meta ka vizituar në spital aktoren e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa e cila pak ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kreu i shtetit i uron aktores shërim të shpejtë si dhe shumë ditëlindje të tjera.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.

I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike.” – shkruan Meta në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *