Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në masivin pyjor në Librazhd, procedim penal për tre persona, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit


Tre persona janë proceduar penalisht, mes të cilëve kryeplaku i fshatit Funarë dhe inxhinieri i pyjores, për shkak të zjarreve që kanë përfshirë pyjet dhe kullotat në zonë.

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht disa nga autorët e zjarrvënies së qëllimshme në pyje dhe kullota.  64-vjeçari me inicialet A.B, banues në Librazhd, akuzohet si autor i djegies së një sipërfaqeje të konsiderueshme të kullotave, ndërsa dy të tjerët akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi nuk marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit.

“Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan të angazhuara për vënien para përgjegjësë ligjore të autorëve të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd , evidentuan dhe filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin: A.B., 64 vjeç, banues Funares, Librazhd.

Proçedimi ndaj tij filloi pasi në fshatin e Funarës, në vendin e quajtur ” Bishti i Dheut” dyshohet se i ka vënë zjarrin, dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e kosiderueshme kullotë.

Gjithashtu janë proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit shtetasit: F.M., 63 vjeç ( kryeplak i fshatit) dhe R.Ç., 37 vjeç ( inxhinier i pyjores). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *