Vendosni fjalën kyçe....

“Porosia” – nga Elbasani shkon për të vrarë në Lezhë, 18-vjeçari dhe porositësi në pranga


Policia e Lezhës thotë se ka paralndaluar një porosi për vrasje. Dy persona, njëri nga Lezha dhe tjetri nga Elbasani janë vënë në pranga.

Sipas të dhënave zyrtare, 18-vjeçari me inicialet S.H, banues në Elbasan, kishte shkuar në Lezhë për kryer krimin e porositur nga 43-vjeçari M.K. I riu është kapur me armë zjarri, në fshatin Rrile ku dyshohet se do kryente krimin. Policia ka sekuestruar municone luftarake, maska  e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin për vrasjen, mirëpo nuk ka sqaruar se kush ishte personi që ata synonin të vrisnin.

Detajet e policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”

Parandalohet një ngjarje e rëndë  kriminale

Policia parandalon tentativën për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij.

Sekuestrohen armë zjarri, municon luftarak, maska  e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët.

Në pranga dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në banesë”  për vjedhje me armë.

Me datë 30.03.2019, Strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë,  menjëherë kanë organizuar  dhe zhvilluar operacionin policor të koduar   “Porosia”.

Pas një pune të mirëorganizuar,  dhe ndërhyrjes së guximshme të agjentëve të policisë kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. H. , 18 vjeç, lindur  në Gramsh dhe banues në Elbasan.

 

  1. K.  43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.

Shtetasi  S.H, i porositur nga shetasi M.K,  më datë  30.03.2019,  gjatë orëve të vona të natës  do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të  një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij,  dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar.

Falë marrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit “Porosia”, rreth ores, 20.00,  nga Strukturat  e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H,  në fshatin Rrile të Njësisë Administrative Shënkoll të bashkisë Lezhë në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :

-një armë zjarri automatik  kallashnikov

-një karikator me fishekë 30 copë.

-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56.

-një kapuç  ngjyrë të zezë.

-një palë doreza ngjyrë të zezë.

– dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Materialet procedurale   do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Lezhë, për veprën  penale  “Vrasje me paramendim në bashkëpunim  e mbetur në tentaivë”,  në ngarkim të shtetasit   M. K., ndërsa  “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”,  në ngarkim  të shtetasit S. H.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *