Vendosni fjalën kyçe....

Qindra njerëz zhvishen për të bërë një fotografi në Spanjë


Më shumë se 1.300 vullnetarë, meshkuj dhe femra janë zhveshur për të marrë pjesë në një set fotografish në Valencia, në Spanjë.

Fotografitë u realizuan nga fotografi i famshëm Spencer Tunick, i cili njihet për punën e tij me njerëz të zhveshur. Tunick tha se fotot po i realizonte në ndihmë të festivalit kulturor të Valencias “IntraMurs”.

Grupi i njerëzve u mblodh në qendër të qytetit spanjoll të shtunën dhe u zhveshën në emër të artit dhe të fuqizimit të rolit femëror.

Pjesëmarrësit u paraqitën në pozicione të ndryshme, shkruan “RT“. Disa meshkuj përshembull janë shtrirë përtokë ndërsa gratë qëndronin sipër tyre, foto të cilat do bulohen në ditët në vazhdim.

“Me këto vepra ka pasur një përshkrim abstrakt për fuqizimin e grave dhe një fillim të ri”, shpjegoi Tunick.

“Jo aq shumë barazi mes burrave dhe grave, por gratë rrinin mbi burrat si më të mençurat nga të dy sekset”, tha fotografi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *