Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me armë në Kombinat, arrestohet 44-vjeçari


Pas denoncimit të qytetarëve, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhënave zyrtare, qytetarët kanë njoftuar në numrin e emergjencave 112 se në zonën e Kombinatit një person po lëvizte me armë.

Pas telefonatës, policia e ka ndaluar 44-vjeçarin, të cilit pas një kontrolli fizik i është zbuluar pistoleta që mbante me vete.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët, bie në pranga një shtetas për armëbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit:

  1. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.”, thuhet në njoftimin e policisë.