Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët rrezikojnë disa banesa


Vatrat e zjarrit të rëna ditët e fundit në vend kanë djegur me qindra hektarë pyje, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve, dyshohen si zjarrvënie të qëllimshme.

Sot është shënuar një tjetër në qytetin e Lezhës, e cila ka rënë në disa shkurre, por që mund të rrezikojë nga momenti në moment edhe disa banesa aty pranë.

Fillimisht mendohet se zjarri ka rënë në disa mbeturina, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era.

Kjo ka bërë që shumë banesa në fshatin Pllanë të rrezikohen seriozisht nga avancimi i flakëve në rast se nuk do të ndërhyhet në kohë për shuarjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *