Vendosni fjalën kyçe....

Holanda diskuton rikthimin e vizave për shqiptarët, Spahiu: Mund t’i kishim mjaft borxhe Ramës, por këtë JO!


Pas lajmit se tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu.

Për këtë masë mbrojtëse që kërkon Holanda, Spahiu akuzon kryeministrin Rama duke thënë se “Mund ti kishim mjaft borxhe Edi Ramës, por rikthimin e vizave Jo”.

Spahiu thotë se Shqipëria ndodhet shumë larg hapjes së negociatave në një kohë kur vendet e BE-së diskutojnë rikthim vizash.

“Rikthimi i vizave.
Mund ti kishim mjaft borxhe Edi Ramës, por rikthimin e vizave Jo.

Tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, e parë kjo si mundësia e vetme për kontrollin e krimit të organizuar shqiptar në këtë shtet.

Kjo do të ishte “dhurata” më e madhe që Qeveria kriminale e Rilidjes do ti bënte shqiptarëve.

E thjeshtë të kuptohet, që nëse vende të BE-s diskutojnë rikthim vizash me ne, sa larg jemi me historinë e hapjes së negociatave.

Kujtojmë dhe deklarimet e sinqerta të Schulz kur tha se : “do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE”

Shkaqeve, ju jep përgjigje Departamenti Amerikan i Shtetit, ku Shqipërinë, në raportin për vitin 2018, e cilëson si prodhuese të hashashit dhe vend tranzit të drogave të forta.

Tani, se ku hyn opozita në pallavrat e pengimit të hapjes së negociatave, vetëm ministrja e marrëdhënieve me Parlamemtin mund ti recitojë një përgjigje.”, thotë Spahiu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *