Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë


Një shtetas shqiptar në Spanjë është dhunuar barbarisht dhe ekzekutuar me një plumb në kokë.

Trupi i pajetë është gjetur ditën e djeshme pranë lumit Guadalentin në rajonin e Totana-s në qytetin e Mursisë. Pasi u krye autopsia e trupit të viktimës, rezultoi se kishte shenja të shumta dhune në trup. Raporti më tej thotë se autorët e krimit makabër e kishin qëlluar me një plumb në kokë, raporton media spanjolle La Verdad.

Media spanjolle nuk bën me dije rreth identitetit të plotë të viktimës.

Policia spanjolle dyshon se shqiptari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi është hedhur në zonën me mbeturina pranë lumit për të humbur gjurmët.

Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari 45-vjeç punonte prej vitesh në klubet e natës në këtë rajon. Ai u raportua i zhdukur ditën e hënë në Mazarrón. Një prej pistave ku janë fokusuar hetimet e autoriteteve spanjolle është ajo e vrasjes për hakmarrje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *