Vendosni fjalën kyçe....

Rama-opozitës: Zgjedhjet lokale në qershor, në Parlament nuk hyni para 2021-it


Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet vendore do të zhvillohen në 30 qershor, me apo pa opozitën.

Rama refuzoi gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore dhe shtoi se opozita do të kthehet në Parlament vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme që sipas tij do të mbahen vetëm pas qershorit të 2021.

“Ata nuk i duan negociatat dhe mendojnë se duke bërë këtë mund të pengojnë negociatat. Mund të ndikojnë, por duke menduar se do e kenë më kollaj të marrin pushtetin është dëshpërim. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. E keqja e tyre është që të mos futen. Hynë ata në zgjedhje, nuk hynë ata në zgjedhjet, zgjedhjet vendore do bëhen në afatin e caktuar dhe ne do të marrim përsipër të qeverisim edhe aty ku deri sot qeverisin ata. Ideja se do bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo kompromis ku do futen në mandatin që PS ka deri në 2021, është ide e kotë. Ata nuk do futen më në parlament para qershorit 2021”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri ftoi për kompromis opozitën e re të krijuar në Parlament.