Vendosni fjalën kyçe....

Murinjo gati për aventurën franceze, tregon ekipet që mund të drejtojë


Destinacioni i ardhshëm i Jose Mourinhos, pas periudhës së vështirë te Mannetser United mund të në Ligën 1 franceze.

Ka qenë vetë portugezi që ka konfirmuar interesimin e tij për të nisur një sfidë të re në Francë, pas atyre në Angli, Spanjë, Itali e Portugali.

Mourinho ka thënë se ai është duke kërkuar të zgjerojë horizontet e tij dhe të marrë frenat e një klubi në një vend tjetër nga ata të deritanishëm.

Sipas “L’Equipe”, portugezi ka shprehur interes për marrjen e Lyon-it ose Monaco-s, të cilat kanë qenë nën hijen e PSG-së këto vitet e fundit.

Lyon aktualisht qëndron në vendin e tretë në Ligën 1, rreth 24 pikë pas PSG-së, ndërsa Monaco qëndron shumë më poshtë dhe është krejt jashtë gare dhe shkëlqimit të dikurshëm.

Mourinho ka fituar tituj të ligës në çdo vend në të cilin ka drejtues ekipe dhe tashmë kërkon një aventurë të re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *