Vendosni fjalën kyçe....

“Mbaje gojën mbyllur” – sherr mes vajzave të “Spice Girls” pas deklaratës se kanë bërë seks bashkë


Këngëtarja Mel B pak ditë më parë ka zbuluar se ka bërë seks me kolegen e saj të grupit “Spice Girls”, Geri Halliwell.

“Ajo do të më urrejë për këtë”, tha Mel B, për Piers Morgan në “Life Stories” të premten.

“Thjesht ndodhi dhe ne vetëm u zgërdhimë për këtë. Kaq ishte. Ne ishim mike të mira, thjesht ndodhi”, tha Mel B.

Mirëpo Geri duket se është frustruar shumë me mikeshën e saj që i nxorri sekretin kaq pa problem.

Këngëtarja 46-vjeçare tha se Mel B “duhet ta mbajë gojën e saj të mbyllur”, por pavarësisht kësaj sipas “The Sun”, nuk do të tërhiqet nga turneu për hir të fansave.

Halliëell duket se i ka lënë ditët e sa të çmendura pas. Ajo është martuar me bossin e “Red Bull Formula 1”, Christian Horner në vitin 2015 dhe ka dy fëmijë.

Mel B tha se “Halliwell dhe bashkëshorti i saj do të më vrasin”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *