Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Levan


Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Zhupan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një kamionçinë  tip ‘Iveco’ me targa AA 937 NL është përplasur me një Toyota me targa AA 335 HL.

Nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar por  vetëm dëme të shumta materiale. Automjetet janë dëmtuar në pjesën e përparme. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Pas ngjarjes forca të shumta policie kanë mbërritur në vend, ku edhe po hetojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *