Vendosni fjalën kyçe....

35-vjeçari në Gramsh mbyt gruan me duar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gramsh. Mësohet se një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij me inicialet G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Policia ka ndaluar 35-vjeçarin dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *