Vendosni fjalën kyçe....

PD do i bashkohet protestës në bulevard


PD ka vendosur t’i bashkohet protestës qytetare që sot është në ditën e tetë radhazi.

Në një mesazh të shpërndarë për strukturat, selia blu njofton se sot është koha të bashkohen me protestën mbarëkombëtare, shruan Shqiptarja.

“Përshëndetje miq! Sot, në orën 18:00, do t’i bashkohemi protestës mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve! Shumë prej jush prej kohësh kanë bashkuar zërin e tyre me zërin e rinisë shqiptare. Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë. Vendi i takimit do të jetë përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe jo të shpërndarë, sepse vetëm të bashkuar zëri ynë do të dëgjohet.”