Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e mjetit në Lezhë, 2 persona dhunuan pronarin dhe më pas e grabitën


Një makinë u dogj mbrëmë rreth orës 20:00 në hyrje të rrugës së fshatit Kakarriq, pak metra nga superstrada Lezhë-Shkodër. Mjeti i tipit “Mercedes-Benz” me targë AA377KH u dogj plotësisht dhe është në pronësi të personit me iniciale N.K.

Sipas policisë, mjeti i është marrë me forcë pronarit të saj, ndërsa po lëvizte në drejtim të shtëpisë së tij në fshatin Balldre nga dy persona ende të paidentifikuar.

Ata e kanë qëlluar atë me sende të forta dhe më pas i kanë marrë mjetin duke ia djegur rreth 2 kilometra më tej. Pronari i mjetit është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët dhe nuk ka asnjë dyshim mbi motivet e djegies së makinës së tij. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po vijon ende hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *