Vendosni fjalën kyçe....

Gerard Pique kthehet te Katalonja për ndeshjen kundër Venezuelës


Gerard Pique është ftuar nga përfaqësuesja e Katalonnjës për ndeshjen miqësoren ndaj Venezuelës që do të mbahet më 25 mars.

Pique i cili u largua nga përfaqësuesja e Spanjës pas Kampionatit Botëror 2018, e ka pranuar ftesën për të bërë paraqitjen e tij të dhjetë për Katalonjën, shkruan football-espana.net.

Katalonia nuk është anëtare e ratifikuar e UEFA-s ose e FIFA-s, megjithatë lejohet të luajë ndeshje miqësore kundër anëtarëve të secilës organizatë ose palëve të tjera që nuk janë të lidhura.

Krahas Pique-s  janë ftuar edhe lojtarë të njohur si Xavi Hernandez, i cili aktualisht luan në Katar për Al Saddin, por edhe Marc Barta, Marc Muniesa, Martin Montoya, Aleix Vidal dhe Bojan Krkic.

Ka pasur polemika mbi përzgjedhjen e skuadrave, me Real Valladolid, Rayo Vallecano dhe Huesca, të cilat kanë refuzuar lejen për lojtarët e tyre.

Watford gjithashtu nuk pranoi t’i japë leje mesfushorit Gerard Deulofeu, për shkak të një kampi trajnimi ku ai po përgatitet për Premier Ligën.

Menaxheri i Katalonjës Gerard Lopez ka pranuar kërkesat e klubeve, duke deklaruar se ai ‘i kupton’ pozitat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *