Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me burg përjetë Radovan Karaxhiç


Radovan Karaxhiç është dënuar me burg përjetë nga gjykata e OKB-së.

Ish-lideri i serbëve të Bosnje Hercegovinës është dënuar për krimet e luftës në Bosnje në konfliktin që shpërtheu në vitet 1992-1995.

Më herët Karaxhiç qe dënuar me 40 vjet burgim më herët ndërsa sot është marrë vendimi përfundimtar nga gjykata e Apelit e OKB-së.

Ai u dënua për gjenocid në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 gjatë Luftës së Bosnjës dhe thanë se dënimi me 40 vjet burgim i dhënë nga gjykatësit e procedurës paraprake ishte shumë i lehtë duke e pasur parasysh rëndesën e krimeve të tij dhe peshën e përgjegjësisë së tij, raporton “Reuters”.

Karaxhiç, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, u shpall fajtor për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, ku kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë civilë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *