Vendosni fjalën kyçe....

“Më në fund do nisë ndërtimi” – Rama nxjerr videon 3D nga projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës


Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video nga plani për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.

Përmes këtyre pamjeve, tregohet projekti me trenat 3D që lëvizin në këtë hekurudhë.

Rama thotë se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim,

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”– shkruan Rama.

Bëhet fjalë për një investim 90.45 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *