Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon videon: Policët arreshtojnë pas mesnate banorët e Astirit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video, përmes të cilës denoncon arrestimin e protestuesve të Unazës së Re pas mesnate nga policia.

“Narkobandite me uniforme arrestojne pas mesnate qendrestare te Astir! Shikoni videon e operacionit te reprezaljeve terrorizuese te narkopolicise.”, shkruan Berisha.

Në videon e publikuar nga Berisha, tregohet një prezencë e shtuar e forcave të policisë në Unazën e Re aty ku por protestohet prej mujash, kundër projektit të Unazës së Madhe që parashikon shembjen e banesave të këtyre banorëve.

 

Mbrëmjen e kaluar Berisha publikoi një tjetër video, ku tregonte momente nga protesta e këtyre banorëve. Sipas tij, policia i kishte rrethuar protestuesit.

“Ndal terrorit policor, raperzaljeve te narkopoliceve te Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit te tij ndaj heronjve te Unazes Re.

Narko policia i ka rrethuar ata. Qenderstaret kane bllokuar rrugen!”, shkruante Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *