Vendosni fjalën kyçe....

Dita e 136 e protestës te Unaza, policia rrethon banorët e Astirit


Protestuesit e Unazës së Re kanë dalë sonte për të 136-tën ditë për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja.

Në protestën e sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Protestuesit i kanë kërkuar Ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama të heqin dorë nga presionet për të arrestuar protestuesit.

“Shumë mirë keni bërë që na keni rrethuar me policë.  Shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjikunirt, të Afrim Qendros para se të rrethoni Unazën e Re. I them Policisë së Shtetit që nëse arreston një qytetar të Unazës së Re, do të shohin Protestën më të madhe që kanë parë ndonjëherë. Mos i hidhni benzinë zjarrit.  Nuk na tremb Policia e Leshit. Tik-Tak Tik-Tak, ka ardh fundi për qeverinë tënde”, thirrën protestuesit.