Vendosni fjalën kyçe....

Me armë zjarri e lëndë plasëse, arrestohet 45-vjeçari në Shkodër


 

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

I arrestuari është 45-vjeçari me inicialet K.Gj. nga fshati Kir nga ka marrë dhe emrin ky operacion i koduar “Kir”.

Detajet e policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Kir”, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, 1 në pranga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *