Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 62-vjeçarit, në pranga një person


Një person është arrestuar ditën e sotme si i përfshirë në ekzekutimin e Haxhi Baxhinovskit në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Në pranga ka rënë 56-vjeçari Myftar Pasha, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i Islam Myrtajt, i akuzuar si personi që ka qëlluar për vdekje 62-vjeçarin.

Informacion paraprak

Arrestohet një 56-vjeçar për ‘Moskallëzim krimi’ në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Bill Klinton’, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin:

M. P., 56 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qenë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *