Vendosni fjalën kyçe....

“Një burrë shteti do rrinte në fron”, Rama replikon me qytetarin: S’vendos ti!


Sikurse ka vepruar edhe në protestat e kaluara të opozitës, kryeministri Edi Rama sot nuk qëndroi në Tiranë por ndodhej në Berat.

Qytetarët në rrjetet sociale i kanë kërkuar llogari se përse ka ikur nga Tirana, madje njëri prej tyre i tha se  një burrë shteti “do kishte qëndruar në fronin e tij”. Por Rama i është përgjigjur se këtë se ka në dorë ai të vendosë.

Rama ka replikuar me qytetarët, madje duke i ofenduar disa prej tyre me fjalët “Çfarë karafili.”

REPLIKAT

Komentuesi 1: Zoti Rama mos u ul gju me gju me disa servila drejtore e biznesmen gjoja…por merru me shtetin shqiptar se po te iken per duarsh ne Tirane…tregoju burre shteti ….dhe jo nje kryetar bashkije ne Berat…

Edi Rama:  qetesohu dhe shiko te besh ndonje pune per veten tende, se punen time e di vete une dhe mos shaj njerezit pa lidhje se eshte turp, ndersa hallet e shtetit lerua atyre qe kane detyre t’i mbajne se s’ta ka lene kush ty kete barre te madhe

Komentuesi 2: bravo cdo protest e man fjalen rama ik ne vlor ne itali ne berat puna me ik

Edi Rama:  hahaha o zot cfare karajfili, po pse do le punen e zakonshme ne terren une per dite te shtune dhe te rri ne zyre pa pune, per ata qe s’kane pune tjeter, e mblidhen para zyres time?😂 Hajde mendje hajde, tamam karajfil kur thote populli

Komentuesi 3: Nje burre shteti duhet te rri ne fronin e tij, kjo tregon qe sje njeriu duhur.

Edi Rama: sot nuk jetojme ne kohen e froneve po ne kohen e punes me njerezit e mes njerezve, po jam sjam une njeriu i duhur kete fatmiresisht se ke ne dore ti ta vendosesh.

Komentuesi 3: Edi Rama normale kete e ka populli,por ti me nje fjale te thjesht nga populli nuk je.leri dokrrat e propagandes se e ke fut shqiperin ne nje mjerim total,skamja pa fund..dhe nje fytyre te ndyre keni te gjitha te cdo krahu politik,duhet te hidheni ne plehra pa pike meshire.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *