Vendosni fjalën kyçe....

Do darkonit në këtë restorant poshtë oqeanit, prenotimet kanë nisur (Fotot)


Restoranti i parë nënujor në Europë do të hapet në fillim të 2019-ës në Lindesnes, në jug të Norvegjisë.

Struktura e planifikuar e betonit përmban një dritare panoramike të gjerë 36 metra dhe është projektuar për t’u bërë pjesë e mjedisit detar, me një menu që do të fokusohet në prodhimet e detit.

Restoranti, i quajtur ‘Under’, është projektuar nga firma norvegjeze arkitektonike Snohetta dhe do të qëndrojë në shtratin e detit pesë metra poshtë sipërfaqes, me mure të trasha të projektuara për t’i bërë ballë kushteve më të ndryshueshme të detit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *