Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Shkodra: Damian Gjiknuri duhet të ishte në burg për Dosjen 184, s’ka reformë zgjedhore pa publikun


Kryetari i opozitës së bashkuar, Basha, është nisur drejt Shkodrës për të zhvilluar një takim me demokratët dhe qytetarët e këtij qyteti.

Ai është pritur me entuziazëm nga qindra qytetarë që i kanë dalë para ndërsa ka deklaruar në një video të publikuar në faqen e tij në “Facebook” Basha deklaroi se ndodhej në Shkodër për 200 anëtarësimet e reja të degës së kësaj partie në këtë qytet.

Në fjalën e tij para mbështetësve të PD-së, Basha, lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama dhe mazhorancës së drejtuar prej tij.

“300 mijë vende pune premtoi, 500 mijë përzuri në azil. Ka ngel Shqipëria me më pak mjekë se vendet e Afrikës. Arsimi shqiptar renditet sot më i ulëti në Europë ndër më të ulëtit në botë. Rriti taksat, faturat e energjisë përlajnë pensionin e shqiptarëve.

Ky vend nuk është qeverisur kurrë më keq prej kur Rama dhe krimi u ulën në pushtet.” – tha Basha.

Më tej Basha theksoi se reforma zgjedhore duhet të bëhet me konsultim publik dhe në bashkëpunim qytetarët, ndërsa dërgoi një mesazh edhe për mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore duke deklaruar se opozita nuk do e njohë këtë komision.

“Beteja jonë zhvillohet jo vetëm për të afruar ditën e një parlamenti legjitim dhe ku qeveria të jetë peng i qytetarëve dhe jo i kriminelëve dhe oligarkëve. Në fund të kësaj beteje nuk na pret thjesht rotacioni politik, i cili po vjen edhe është emergjencë kombëtare, por për një reformë të vërtetë zgjedhore për të cilën pyetet sovrani. Kam një mesazh për ata që janë ulur në parlamentin e krimit.  Ai nuk është komisioni i reformës zgjedhore por komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit. Ai duhet të ishte në burg për dosjen 184. Nuk do e njohim, mos harxhoni kohën kot.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *