Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori britanik: Sot është dita për të protestuar, por paqësisht


Ambasadori britanik në Shqipëri, Norman Duncan, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të opozitës.

Ai ka bërë thirrje që protesta të mos agravojë në dhunë.

“Sot është një ditë për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar.

Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, shkruan Duncan në Twitter.