Vendosni fjalën kyçe....

“Si villte Rama në anglisht kundër Shqipërisë në mediat e huaja” – Vasili publikon videon


Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka publikuar një video, ku tregon sesi Rama, asokohe lideri i opozitës, shkruante në anglisht duke hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisjes së ish-kryeministrit Berisha.

Sipas Vasilit, kjo video tregon dyfytyrësinë e kryeministrit Rama.

“Shihni si Edi Rama baltoste ne anglisht Shqiperine. (video). Edi Rama pak dite me pare ja cfare thoshte pa ju dridhur qerpiku: 

“Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj”.

Shiheni vete videon se si villte anglisht ne Al Jazeera po ky individ,kur ishte ne opozite. Video flet shume qarte.

E vetmja gje qe mbetet eshte qe ky Edi Rama te thote qe s’eshte ai ne menyre qe te qeshe gjithe dynjaja.” – shkruan Vasili në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *