Vendosni fjalën kyçe....

Dështimi i raundit të tretë për Presidentit, nesër mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve


Ditën e nesërme në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pas dështimit të raundit të tretë për emrin e Presidentit.

Kujtojmë se edhe në raundin e tretë, opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga shumica për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt shumica ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.

Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se shumica i ka votat.