Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Protesta e 16 Marsit do jetë më e madhja që nga rënia e diktaturës


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat në Tiranë foli për protestën e 16 Marsit, për të cilën tha se shqiptarët do të dalin për hallet dhe shqetësimet e tyre dhe kundër një qeverie që i grabit qytetarët e saj.

Kryetarja e LSI-së tha se protesta e 16 Marsit do të jetë një nga protestat më të mëdha që nga koha e rënies së bustit të diktatorit.

 “ Prandaj ju lutem me dorë në zemër, secili nga ju të mendoj njëlloj si për fëmijët e tij, secili nga ju të mendoj njëlloj si për prindërit e tij, secili nga ju të mendoj si për veten e tij, sepse është shumë e rëndësishme që data 16 Mars, nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë ne atje, por ka rëndësi për të treguar që e gjithë Shqipëria është aty. Le t’i bllokojë rrugët, le ti sekuestrojë autobusët, le të mos ta nisi edhe trenin, le të mbylli taksitë dhe çdo gjë tjetër, por zemrën e shqiptarëve ai njeri nuk e ndalon dot. Dhe këmbët e shqiptarëve nuk ka për ti ndaluar dot.

Sepse do të ecin me kilometra të tëra për të ardhur dhe për ta rrëzuar qeverinë e krimit, jo individin, jo njeriun, por do të rrëzojmë institucionin e krimit që instaloi me paratë e drogës dhe me veglat dhe duart e kriminelëve. Prandaj 16 Marsi është shumë i rëndësishëm, është shumë i rëndësishëm për të qenë atje, prandaj çdo qytetar do dali për shtëpinë e tij. Sepse Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve. Mos ndaloni në asnjë moment, kudo që ti keni njerëzi”- u shpreh Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *