Vendosni fjalën kyçe....

Celina kërkon të imitojë Mesin, por i rrëshqet këmba në fund (Video)


Lojtari i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, që luan me Swansea City pësoi një makth në gjuajtjen e penalltisë kundër West Bromwich Albion, pasi gjuajtja e tij vajti vetëm pak centimetra nga pika e bardhë.

Ndërsa Lionel Mesi shënonte 11-metërshi alla panenka në sfidën e Barcelonës ndaj Lionit në Ligën e Kampionëve, Celina nuk ia doli dot mbanë në ndeshjen e vlefshme për kategorinë inferiore angleze.

Ekipin i tij po mundej 1-0 ndaj WBA-së teksa po përfundonte pjesa e parë dhe Celina kishte mundësinë e artë për të barazuar rezultatin me një mundësi të artë por jo çdo gjë shkoi sipas parashikimit.

Por gjërat shkuan mjaft keq për 22-vjeçarin, kur ai u përpoq të shënonte një penallti me stil para se të rrëshqiste duke goditur topin vetëm pak centimetra.

Celina vuri në dukje gjendjen e fushës për të kërkuar rrethana lehtësuese për daljen huq, por vrapimi i tij vuri në dukje se ai po provonte një goditje alla panenka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *