Vendosni fjalën kyçe....

Trafikuan 2.5 tonë drogë, 30 vjet burg për 3 anëtarët e grupit


Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 30 vjet burg në total, 3 anëtarët e një grupi, që u gjetën fajtorë për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis drejt Italisë para dy vjetësh.

Lënda narkotike u kap në portin e Ankonës më 9 janar 2017 ndërsa lidhur me ngjarjen u arrestuan Euron Hoti, Malton Lleshi dhe Aurel Laze.

Hoti u dënua me 15 vjet burg, Lleshi me 13 vjet kurse Laze me 16 vjet por iu ul dënimi në vetëm 2 vjet me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi dëshmoi duke ndihmuar në zbardhjen e trafikut.

Me nga 2 vjet burg u dënuan edhe 3 punonjësit e doganës në Portin e Durrësit, Gëzim Dervishin, Agron Kapllani dhe Mikail Hila, kurse Altin Katundi u shpall i pafajshëm.

Lidhur me me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i policisë, Festim Lelaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *