Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 14 vite burg për prostitucion, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë (VIDEO)


Policia e Tiranës ka arrestuar një 49 vjeçar, i cili rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari quhet Mentor Koltraka, banues në Tiranë, i cili ishte në kërkim nga policia italiane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”.

Kooltraka ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Firence me 14 vite burg për këtë akuzë.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, parashikuar nga neni 110 dhe nenet 3,4,5 dhe 8 të Ligjit Nr.75 të Kodit Penal Italian.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *