Vendosni fjalën kyçe....

Makineria i këputi krahun, ndërron jetë babai shqiptar i dy fëmijëve


Një shqiptar, baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punën që bënte në një pastiçeri në Itali.

Sipas mediabve italiane, Arjan Cekani, ishte shtruar në Spitalin “Niguarda” në Milano, por pas plagëve të rënda që mori nga aksidenti në punë, sot ka ndërruar jetë.

Cekani thuhet se kishte tentuar të zhbllokonte makinerinë e punës, por krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria.

40 vjeçari, me origjinë shqiptare, baba i dy fëmijëve ishte rezident në Casirate, i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesë prodhimit, vdiq si pasojë e plagëve të marra në aksidentin tragjik.

Në momentin kur ndodhi aksidenti i rëndë, ndodhej e pranishme edhe bashkëshortja e Cekanit, e cila humbi ndjenjat kur pa skenën horror.

Pas thirrjes së punonjësve të pasticerisë, në vendndgjarje mbërritën urgjenca e spitalit të Treviglios, një helikopter nga Bergamo, zjarrfikësit, teknikë dhe agjentë të Komisartiatit të Policisë së Treviglios.

Zjarrfikësit ata që nxorën nga makineria 40-vjeçarin, i cili pësoi një arrest kardiak për shkak të hemorragjisë së madhe. Ai u transportua me helikopter për në spital.

Mjekët e futën në një operacion të vështirë për t’i shpëtuar krahun, por gjendja e shqiptarit mbeti kritike deri mbrëmjen e kaluar, kur spitali njoftoi vdekjen e tij.

Sipas mediave italiane, Cakani kishte shkuar në Itali rreth njëzet vjet më parë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *