Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane “zbarkon” te Medreseja, vëzhgon zgjedhjet për kreun e KMSH-së


Zgjedhjet e sotme për kreun e Komunitetit Mysliman po vëzhgohen nga Ambasada Amerikane në Tiranë si dhe nga disa përfaqësi të tjera ndërkombëtare.

Në garë për kreun e këtij institucioni pas tërheqjes së kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe myftiut të Kukësit, Islam Hoxha, kanë mbetur Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe Gramos Blliku, më dy të parët që janë favoritë.

Në rrethin e besimtarëve kjo shihet edhe si një përplasje mes pro-Erdoganistëve dhe pro-Gylenistëve.

Në votime do marrin pjesë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile. Pas votimit të fshehtë do përcaktohet kush do e drejtojë KMSH-në për 5 vitet e ardhshme.