Akoma po flitet për Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper-in pas performancës së tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.
Dhe Lady Gaga vazhdon t’i ushqejë mediat me lajme dhe thashetheme lidhur me marrëdhënien e saj me aktorin.
Këngëtarja e cila së fundmi vjen edhe në rolin e aktores, ka treguar se Bradley Cooper i kishte dhënë një këshillë asaj gjatë provave, një ditë para se të bënin paraqitjen e tyre emocionale të “Shallow” të dielën, shkruan Glamour.
“Ai më tha, ‘një ndër gjërat më të vështira në jetë është të jesh mjaftueshëm i guximshëm që të jesh vetvetja. Dëshiroj që të gjithë që do të jenë në këtë festë të ndiejnë kënaqësi nga vetja e tyre. Kjo është saktësisht ajo çfarë më ka thënë Bradley dje, pak përpara provave tona të fundit për performancën e Shallow”, ka treguar këngëtarja.
Performanca e Cooper dhe Gaga-s të djelën ishte aq emocionale saqë disa komentuan se këngëtarja dukej e dashuruar me aktorin dhe gati sa nuk e puthi në buzë. Por ndërkohë që ata performonin, në audiencë ndodhej edhe Irina shayk, bashkëshortja e Cooper-it me të cilën ka edhe një fëmijë.
INCREDIBLE. @ladygaga and Bradley Cooper perform “Shallow” at the #Oscars pic.twitter.com/PEXydNlLeS
— Complex (@Complex) February 25, 2019