Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë ndërtesa 3-katëshe në Tiranë


Përfshihet nga flakët një ndërtesë 3-katëshe në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.

Mësohet se ndërtesa në fjalë ndodhet pranë fushave në lagjen ‘Ali Demi’ dhe zjarri ka rënë në kuzhinën e katit të dytë të banesës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja, por vetëm dëme materiale.

Forca të policisë dhe të zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihet nga se është shkaktuar zjarri, ndërsa dyshohet nga pakujdesia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *