Vendosni fjalën kyçe....

A do rikandidojë LSI Lefter Kokën, si përgjigjet Kryemadhi


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një interviste në SYRI.net, foli edhe për mosdorëzimin e mandatit nga deputeti Lefter Koka dhe a do të kandidohet më z. Koka me siglën e LSI-së.

Kryemadhi theksoi se  “LSI do të ketë një strategji të re. Mendoj që është shumë shpejt për të folur për këtë. LSI dhe opozita është e përgatitur në çdo moment për çdo lloj skenari.”

“LSI do të ketë një strategji të re, tani do të veprohet sipas strukturave në të gjithë Shqipërinë. Mendoj që është shumë shpejt për të folur për këtë. LSI dhe opozita është e përgatitur në çdo moment për çdo lloj skenari”- u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u dha përgjigje edhe akuzave të djeshme të Kryeministrit Rama.

“Kam shumë vite në politikë dhe Monika Kryemadhi nuk e bazon tek paraja, suportin e saj. As tek forca fizike dhe as tek paraja. E bazoj tek forca shpirtërore. Në ato 15 minutat e qarjes së z.Rama, ai u mor me mua dhe sa më shumë më sulmon ai, aq më e vendosur jam unë në rrugën time dhe e vendosur të mos bëj asnjë hap pas. Ne nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas.”- deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *