Vendosni fjalën kyçe....

Trump “i ngushton lakun” Maduros, paralajmëron ushtarakët që e mbështesin


Presidenti i SHBA-së, Trump, ka paralajmëruar ushtarakët venezuelianë se po rrezikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre duke mbështetur presidentin Maduro.

Ai i bëri deklaratat në një fjalim të tensionuar ku i la “të hapura të gjitha mundësitë” për të sjellë, sipas tij, demokracinë në vendin e Amerikës Latine.

“Ne kërkojmë një tranzicion paqësor të pushtetit, por të gjitha mundësitë janë të hapura,” tha Trump, duke folur në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt ushtarëve venezuelianë që vazhdojnë të mbështesin presidentin Nikolas Maduro, ai u dha atyre mundësinë për të pranuar “ofertën bujare të amnistisë” të presidentit të vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido, ose të përballen me pasojat e vendimit të tyre.

“Ju do të humbni gjithçka”, paralajmëroi ai. “Kam një mesazh për çdo zyrtar që ndihmon për të mbajtur Maduron në vend. Sytë e gjithë botës janë mbi ju sot, çdo ditë dhe “.

Trump shpalli se “ditët e socializmit dhe të komunizmit janë të numëruara”, duke fajësuar “diktaturën e Maduros” për të gjitha problemet e Venezuelës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *