Vendosni fjalën kyçe....

Orteku godet vendpushimin në Zvicër, bora zë poshtë mbi 10 njerëz (FOTO/VIDEO)


Një grup njerëzish janë zënë poshtë nga një ortek në një vendpushim të skive në alpet zvicerane. Sipas policisë në Valais, orteku është raportuar në Crans-Montana rreth orës 14:15 duke zënë poshtë disa njerëz, shkruan “RT”.

Sipas mediave lokale, 10 deri në 12 persona janë bllokuar në bora. Një kërkim ka nisur nga ekipi i shpëtimit për njerëzit e zënë poshtë nga bora dhe kryetari i bashkisë së Crans-Montana, Nicolas Feraud tha para mediave: “Ne jemi të tronditur dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv për këta njerëz”.

Moti më i ngrohtë gjatë javës së kaluar solli që bora të niste të shkrihej në rajon. Videot dhe fotot e realizuara në vendngjarje tregojnë  skiatorët që mezi qëndrojnë në këmbë nga pafuqia, duke vështruar pasojat e ortekëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *