Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarë dhe kameramanë mes të lënduarve në protestë


Ndërsa raportonin live protestën e sotme të opozitës, ka patur dhe gazetarë dhe kameramanë të lënduar.

Policia e Shtetit dhe punonjësit e Gardës kanë qëlluar drejt protestuesve me gazlotsjellës, por janë prekur edhe disa gazetarë dhe kameramanë të cilët thjesht po raportonin nga vendngjarja.

Një nga gazetarët e lënduar është Isa Myzyraj i televizionit “Ora News”, ndërsa ende nuk dihet se cilët janë gazetarët dhe kameramanët. Rreth orës 14:00 gazetari Myzyraj është shoqëruar me ambulance drejt spitalit por tanimë është stabilizuar dhe tanimë është rikthyer sërish në krye të detyrës.

Gazetarja Klodiana Lala gjithashtu ka patur probleme me zërin dhe lot në sy ndërsa raportonte “LIVE” nga terreni. Numri i saktë i të lënduarve ende nuk dihet.

Që në mëngjes herët ka patur një konflikt mes gazetarëve dhe policisë, pas lajmërimit që gazetarët nuk duhej të merrnin pjesë në protestë, pasi nuk do i lejonin. Pavarësisht kërkesës së policisë, gazetarët qëndruan për të raportuar live protestën.