Vendosni fjalën kyçe....

Basha i bën thirrje Ramës të vaksinojë qytetarët kundër Covid-19, komentuesit: Vaksinën provoje te fëmija yt


Kreu i Partisë Demokratike, bëri dje një postim të gjatë duke i bërë thirrje qeverisë që të siguronte sa më parë vaksinat kudër Covid-19 dhe t’i vaksionte qytetarët shqiptarë.

Një reagim i gjatë i kryedemokratit që i kushtohej kryesisht vaksiniminit të popullsisë, fillimisht nga gripi sezonal e më pas ndaj Covid-19.

Megjithatë postimi i tij nuk është pritur shumë mirë nga ndjekësit e Bashës në Facebook.

Një pjesë e mirë e tyre janë shprehur kundër bërjes me detyrim të vaksinës te qytetarët, ndërsa të tjerët kanë shkuar më tej duke i kërkuar kreut të selisë blu që vaksinën ta bëjë te vetja dhe fëmijët e tij.

Një tjetër komentues i thotë Bashës se miliarderi George Soror ia kë dhënë detyrën në takimin e zhvilluar para pak muajsh.

Të tjerë komentues i thontë kryedemokratit se nuk mund të vendosë ai në lidhje me vaksinimin ose jo të popullsisë duke sugjeruar që atë ta bëjë deputetët, ministrat e qeverisë dhe Basha me familjarët e tij.

Deri tani vaksinën e parë në botë kundër Covid-19 e pretendon Rusia që e ka patentuar në vendin e saj. Pas saj një gjë të tillë e pretendon edhe Kina ndërsa shumë vende pretendojnë se janë pranë zhvillimit të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *