Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, plagoset rëndë shoferi i motoçikletës (FOTOT)


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një automjet tip “Fouristradë” është përplasur me një motoçikletë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:10, në hyrje të Qendrës Spitalore të Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës është rrëzuar duke u përplasur në afalt. Ai është dërguar me urgjencë nëspital, në reanimacion, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *