Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet agjencia e kredive në Elbasan


Një person i armatosur ka grabitur sot një agjenci për dhënie kredie të vogla në Elbasan. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në  lagjen ‘Kongresi’ në Elbasan, ku shtetasi ende i paidentifikuar nën kërcënimin e një mjeti prerës ka grabitur rreth 50.000 lekë të reja.

Personi është larguar me shpejtësi ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Mësohet se janë ngritur disa pika kontrolli si dhe po kontrollohet zona për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

 Në lagjen ‘Kongresi’, Elbasan, një person i paidentifikuar, ka hyrë në ambientet e një Agjencie për dhënie kredie të vogla dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës thikë ka marrë rrreth 50.000 lekë dhe është larguar me shpjetësi. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po kreh zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *