Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha pak ditë përpara ceremonisë së ‘Grammy Awards’ u ankua se asnjë stilist nuk pranonte të dizenjonte veshjen e saj për shkak të përmasave të saj.
Por pavarësisht kësaj, mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq, Bebe u shfaq si një princeshë.
Fustani i saj tërësisht i kuq dhe me xhufka, ishte i firmës së famshme “Monsoori”.
Shumë artistë i dolën në krah Bebes pas deklaratës së saj se stilistët nuk e merrnin përsipër për shkak se ajo konsiderohej e shëndoshë.
Bebe ishte e nominuar për dy çmime në eventin e mbrëmshëm të ceremonisë së 61-të Grammy Awards.
Megjithëse nuk ka arritur të marr asnjë çmim, Bebe Rexha është kënaqur shumë duke thënë se fitore për të janë edhe nominimet. Një nga çmimet për të cilat u nominua Bebe “artistja e re më e mirë” e fitoi këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Dua Lipa.