Vendosni fjalën kyçe....

Fatos Lubonja: Di raste skandaloze të abuzimit në Administratë


Pas rasteve në Kavajë dhe në Drenas, tanimë edhe në Malësi të Madhe, tema kryesore e këtyre ditëve padyshim ka qenë abuzimi seksual dhe dhuna ndaj grave e vajzave.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në News 24, analisti Fatos Lubonja tha se ai ishte në dijeni të rasteve të rënda edhe në Administratën Publike, mirëpo nuk mund të fliste për këtë gjë pasi viktimat e dhunës nuk donin të flisnin.

“A mund të ketë një #meto dhe në Shqipëri? Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale. Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen. E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar. Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen. Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi”, u shpreh Lubonja.

E gjithë biseda mori shkas pas rasteve të abuzimeve seksuale e në veçanti pas rastit të fundit të policit në Malësi të Madhe që u akuzua se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare. Sipas Lubonjës, ky rast është edhe më i rëndë pasi bëhet fjalë për një polic që duhet të na mbrojë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *