Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesja prej një viti pa punë: Blerina Gjylameti më tha eja te unë, por as në zyrë s’më priti!


Në protestën e sotme në Zall Bastar, një znga banoret tha se prej një viti kishte mbetur pa punë pasi e kishin pushuar pa të drejtë. Ajo kishte fituar edhe gjyqin që e kishin pushuar pa të drejtë, por pavarësisht kësaj vazhdon pa punë.

Zonja akuzoi deputeten socialiste Blerina Gjylameti se nuk e kishte pritur as në zyrë, pavarësisht se ajo e fitoi gjyqin, ndryshe nga sa kishte premtuar.

 “Quhem Lirie Hoxha nga njësia administrative e Zall Bastarit. Kam 25 vite punë që prej ‘97-ës. Jam me tre fëmijë me shkollë të lartë, burrin e kam të sëmurë më kanë heq nga puna prej një viti për arsye politike. Si pastruese. E hodha në gjyq, fitova gjysin.  Blerina Gjylameti më tha po fitove gjyqin hajde tek unë. As në zyrë s’më priti por më tha shkruaj tek portali. Kam një muaj që kam shkruar te portali po asnjë përgjigje s’më kanë thënë. Ja bile, i kam edhe mesazhet këtu se i kam shkruar edhe Edi Ramës.

Ka fut vetëm të vetët në punë, përgjegjës shërbimesh, gruan juriste. Cunin e hallës në punë, kushëririn e vet në punë. Xhaxhain në punë, që e kam bërë unë punën e atij.Më hoqën nga puna kot.”, tha zonja.

“Jam pa asnjë lloj të ardhur në shpi. Një lloj të ardhure nuk e marr në shtet. Me borxhe se mora kredi ngaqë po shembej shtëpia. Me burrin të sëmurë e kam. Me një plakë sakate jam. Kjo është Rilindja që vjen këtu në Zall Bastar.I kam shkuar edhe Erion Veliajt në zyrë.”, shtoi zonja Lirie.

Më tej zonja tha se kishte shkuar edhe në zyrën e Erion Veliajt. Ai i kishte premtuar që në shtator do i gjente një punë, por kjo nuk ka ndodhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *