Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të dhunshme në Torino, plagosen katër persona (FOTO)


Qindra protestues shkatërruan dje qendrën historike në Torino dhe hodhën fishekzjarre dhe gurë kundër policisë.

Protesta e anarkistëve u organizua pas dëbimit të një azilanti të punësuar prej vitesh, ku gjithçka përfundoi më pas në skena guerrilase.

Tgcom24 shkruan se nga përleshjet mes anarkistëve dhe policëve, kanë mbetur katër persona të plagosur dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat italiane bëjnë me dije se pas protestave janë arrestuar 12 persona, të cilët akuzohen për shkatërrime, posedim dhe hedhje të objekteve shpërthyese, rezistencë të rënduar, bllokim rrugës.

Një grup protestuessih sulmuan edhe një autobus të linjës së qytetit, duke terrorizuar udhëtarët.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini reagoi lidhur me ngjarjen, duke i quajtur protestuesit kriminelë.

“Torino dhe qytetarët e saj janë peng i disa qindra kriminelëve të qendrave sociale. Gjithë mbështetja ime shkon tek torinezët dhe policia, për këta kriminelë (të liruar më në fund disa ditë më parë) udhëtimi falas ka mbaruar”, tha Salvini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *