Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Itali, 7 të plagosur, mes tyre 4 shqiptarë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Sikurse bëjne me dije mediat italiane, aksidenti ka ndodhur në mesnatë mes 9-10 shkurtit, në Migliarino. 7 persona u përfshinë në aksident.

“Përplasje e tmerrshme rreth mesnatës së mbrëmshme, mes të shtunës së 9 shkurtit dhe të dielës së 10 shkurtit, përgjatë Aurelitës, në La Costanza në Migliarino, në qytetin e Veçhiano.”, shkruan Pisatoday.it.

Një Mercedes, brenda të cilit ndodheshin katër burra me origjinë shqiptare, u përplas me një Opel me tre vajza në bord. Si rezultat, të dy makinat përfunduan jashtë rrugës.

Pesë persona mbetën të plagosur ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta. Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, shqiptarët K.D, 32 vjeç, A.K, 39 vjeç, si dhe njëra prej vajzave italiane.  Dy të plagosurit më të mitur u transportuan në spitalin e Viareggio-s. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se ishte lagështia në rrugë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *