Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re mbjellin pemë, të parën në nder të Ardit Gjoklajt: Veliaj të guxojë ta prekë!


Banorët e Unazës së Re, kanë mbjellë sot disa pemë për të zëvendësuar ato që u shkulën nga Bashkia kur niste projekti për zgjerimin e rrugës nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja, projekt që për momentin është i pezulluar pas skandalit të falsifikimit të dokumenteve për njërin nga lotet.

Banorët e parë e kanë mbjellë pemën e parë në nder të Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që u vra në Landfillin e Sharrës. Ata deklaruan se pema e parë është në nder të Gjoklajt dhe Veliaj nuk mund të guxojë ta prekë atë.

“Banorët e Unazës së Re janë kundër projektit, një projekt kriminal. Është dita e 99-të e qëndresës sonë dhe këtë e bëjmë për t’i treguar Erion Veliajt dhe G99-ës, se këto janë  pronë e Unazës së Re. Nuk ka polici as bashki që guxon t’i prekë ato pemë. Le të guxojë kush, t’i prekë një pemë banorëve.” – shprehen ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *